Barcelona nuk i humbet shpresat për të blerë Filipe Kutinjon, megjithëse Liverpuli, deri tani, ka refuzuar tri oferta, e fundit 125 milionë euro, kështu që, ketë javë, pritet që klubi katalonjas të ndërmarrë ofensivën finale. Barça do që ta angazhojë Kutinjon që ta amortizojë sado pak largimin e Nejmarit, por ka ndeshur në një rezistencë të madhe te Liverpuli. Në këto kushte, Barcelona, sidoqoftë, duhet të mendojë edhe për një plan B. Zhan Mishel Seri i Nicës është alternativa dhe thuhet se katalonjasit janë gati që të aktivizojnë klauzolën e tij të blerjes prej 40 milionë euosh.
Por, sidoqoftë, sipas medias spanjolle, klubi i “Kamp Nout” nuk i humbet shpresat për Kutinjon, ndërsa Barcelona dhe agjentët e këtij futbollisti brazilian do të takohen, sikurse mësohet në Monako, ku, të enjten, do të hidhet shorti për fazën grupore të Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al