Muguruza “shpartallon” Halepin, e pengon të bëhet tenistja nr.1

Tenistja spanjolle dhe fituesja e Uimbëlldonit të fundit, Garbinje Muguruza, triumfoi në turneun e mjeshtrave të Cinçinatit, duke mundur në finale të tij, me lehtësi dhe bindshëm, Simona Halepin me rezultatin 2-0 (6-1, 6-0) brenda vetëm 56 minutash, duke i dhënë një goditje të fortë kësaj tenisteje rumune që, për herë të tretë, nuk arriti deri te vendi i parë në listën e ATP-së. Deri te titulli i pestë në karrierën e saj, Muguruza që është lindur në Venezuelë, arriti si duke bërë shaka! Ajo konstatoi se Halepi ishte plotësisht jashtë ritmit dhe, kështu, nuk e pati të vështirë që “ta gozhdonte” atë.

Kështu, tenistja Plishkova, deri në turneun US Open që do të zhvillohet në fund të këtij muaji, do të vazhdojë që të qëndrojë në krye të ranglistës së ATP-së për femra, por, tani, edhe Muguruza ka shanse që të bëhet nr.1 në tenisin femëror.

Sfidanti.al