Mrekullia e Realit që vlen sa një minierë ari quhet Asensio

Kryesia e Realit të Madridit ia rriti pagën vjetore Marko Asensios nga 3,5 në 4,5 milionë euro. Në kontratën e re të një prej futbollistëvë më të talentuar të kampionit spanjoll dhe evropian ndodhet edhe klauzola e blerjes së tij, sipas se cilës, klubi që deshiron ta blejë Asension, duhet të nxjerrë nga “qesja” 500 milionë euro të pabesueshme. Në këtë mënyrë, Reali e siguroi, në një plan afatgjatë, Asension, që e ka treguar vetëm shkëlqyeshëm me bluzat e klubit “mbretëror” dhe të përfaqësueses spanjolle.

Asensio është 21 vjeç dhe te Reali ka ardhur nga Majorka, më 2014, ndërsa dy sezonet pasardhës ai luajti me Majorkën dhe Espanjolin si lojtar i huazuar. Ai ka luajtur tri herë me kombëtaren e Spanjës dhe ishte ndër lojtarët më të mirë në kampionatin evropian për të rinjtë deri 21 vjeç që u zhvillua në Poloni.

Sfidanti.al