Mos i flisni për “Topin e Artë”, se Pogba “ecën” mbi re

Paul Pogba e ka nisur furishëm këtë sezon me skuadrën e Manchester Unitedit, s’ka frikë as euforine.

Mesfushori francez, Paul Pogba ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në dy ndeshjet e para të Manchester Unitedit në Premierligë.

Sipas Anthony Martial, nëse Pogba vazhdon të luajë kështu, atëherë në pesë vitet e ardhshme do ta fitojë Topin e Artë.

“Ne duam të fitojmë tituj së bashku në United dhe Kupën e Botës vitin e ardhshëm me Francën”, tha Martial për faqen e Manchester Unitedit.

“Nëse ai vazhdon të luajë kështu dhe të përmirësohet në atë çfarë po bën, atëherë mendoj se ai do ta fitojë Topin e Artë në pesë vitet e ardhshme”.

Njëjtë sikurse Pogba edhe Martial në dy ndeshjet e para ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.