Më në fund “fitore” për Barcelonën, Dembele dhe Kutinjo janë pranë!

Usman Dembele mesa duket po kalon ditët apo edhe orët e fundit tek Dortmundi, ndërsa transferimi në “Kamp Nou” shihet i sigurt. Barcelona, sipas mediave, arrin akordin me Borusian mbi bazën e 100 milionë eurove, ndonëse klubi gjerman kërkon edhe 30 milionë euro më vonë, në formë shpërblimesh. Katalanasit jepen pranë arritjes edhe të objektivit të dytë. Besohet se Filip Kutinjo mund të kalojë për punë ditësh nga Liverpuli në “Kamp Nou”, në një lëvizje që mund të kushtojë më shumë se 100 milionë euro.

Sfidanti.al