Mbape do të mund t’i kushtojë PSZH-së 400 mililionë euro!

Klubit të PSZH-së do t’i duhet që ta fusë thellë dorën në xhep, nëse ai do të dojë me të vërtetë që të sigurojë shërbimet e sulmuesit të ri të talentuar të Monakos, Kilian Mbape, madje, shuma përkatëse e transferimit mund të shkojë deri në 400 milionë euro të pabesueshëm, duke marrë parasysh të gjitha pagesat që do të paguheshin eventualisht lidhur me këtë megatransferim.

Thuhet se PSZH-ja do të duhet që t’i paguajë Monakos 180 milionë euro për transferimin e tij, si edhe 20 milionë të tjerë në formë bonusesh. Kiliani vetë do të marrë një premio prej 35 milionë eurosh, ndërkohë që marrëveshja gjashtëvjeçare që parashikohet të nënshkruhet me të, parashikon një pagë prej 12 milionë eurosh për sezon, kështu e gjithë “afera” mund të shkojë deri në 400 milionë euro.

Duket se “të shenjtët” duan me çdo kusht që ta mposhtin Realin e Madridit në garën për të marrë futbollistin e ri “princëror” të Monakos.

Sfianti.al