Vengeri mendon se titulli është më i rëndësishëm se 40 milionë euro të Sançezit

Arsenali jep një mesazh të rëndësishëm për Aleksis Sançezin, Trajneri Arsen Venger ka deklaruar se “jemi gati ta mbajmë Sançezin edhe këtë sezon, dhe pranojmë ta humbasim me parametër zero verën e ardhshme”. Sulmuesi kilen ka dëshirë të largohet, por mund të zgjedhë variantin e Vengerit dhe Arsenali të veprojë njëlloj siç bëri Dortmundi me Levandovskin, që kaloi tek Bajerni. Në atë kohë, Borusia humbi 25 milionë euro sepse nuk deshi që Levandovski të bashkohej me rivalin direkt, në të njëjtin vit kur shkoi edhe Mario Gëce, pikërisht pas finales së Championsit në 2013. Arsenali mund të humbasë më shumë, por Venger beson se skuadra është në momentin e saj më të mirë vitet e fundit dhe se mund të luftojë për titullin kampion, titullin e parë që nga viti 2004, diçka që do të justifikonte edhe humbjen e gati 40 milionë eurove për Sançezin.

Sfidanti.al