Çelsi i Londrës ka 16 ditë afat për të përforcuar skuadrën, deri në mbyllje të afatit të transferimeve në 31 gusht, dhe trajneri Antonio Konte duhet të nxitojë për të siguruar të ardhmen. Në planet e tij janë tre lojtarë të rinj. Kërkohet një mbrojtës që mund të jetë Virgil Van Dajl i Sauthemptonit, por që mund të kushtojë 60 milionë euro, dhe që pëlqehet edhe nga Liverpuli. Në planet një lojtar krahu si Aleks Okslejd-Çembërlen i Arsenalit, që ka hedhur poshtë gati 30 milionë euro, por që mund të bindet me më shumë se 45 milionë.
Nga Italia vëmendja është tek Antonio Kandreva i Interit dhe tek Aleks Sandro i Juventusit. Kandreva nuk pëlqehet shumë nga drejtuesit e Çelsit, pasi është 30 vjeç, dhe trajneri i Interit, Spaleti nuk ka dëshirë ta humbasë. Edhe Aleks Sandro është operacion i vështirë. Juventusi nuk pëlqen të mbetet pa mbrojtësin e krahut të majtë, që është 26 vjeç, pra në kulmin e karrierës.
Sfidanti.al