Vengeri synon një transferim të pabesueshëm: Do lojtarin hit në Evropë!

Tifozët e Realit të Madridit janë mjaft të entuziazmuar nga loja e mesfushorit 21-vjeçar, Marko Asensio, por ekipi kampion spanjoll dhe evropian ka mundësi që ta humbasë atë gjatë kësaj fundvere. Asensio ende nuk e ka nënshkruar kontraën e re me Realin, ndërkohë që klauzola e blerjes së tij në kontratën aktuale është vetëm 80 milionë euro. “Asensio është një futbollist shumë më i mirë sesa unë, ai nuk njeh kufij, mund të bëjë mrekulli në futbollin botëror”, thotë legjenda e Realit, Guti.

Arsenali është gati që ta paguajë kluzolën e mësipërme të zhdëmtimit, ndërkohë që Vengeri “koprac” është i gatshëm që ta thyjë rekordin e klubit dhe ta sjellë atë te “topçinjtë”. Thuhet se Asensio, mbas “El Klasikos”, ka kërkuar një takim urgjent me drejtuesit e klubit “mbretëror”.

Klubi londinez synon që ta tërheqë këtë mesfushor spanjoll të talentuar me një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh, ndërkohë që kaq kërkon Asensio edhe në kontratën e re me Realin. Në fakt, në këtë klub, ai është i kënaqur, por, nëse ai nuk do të sigurojë shpejt një kontratë të re, edhe te Reali mund të ndodhë “rasti Nejmar”, kështu që Asensio mund të shpërngulet në Londër.

Sfidanti.al