Reali i Madridit ankohet: Po Mesi më 2009, përse nuk u dënua?

Sezoni i ri futbollistik në Spanjë ka filluar me shumë furi. Reali i Madridit e “theu në dysh” Barcelonën brenda në “Kamp Nou”, ndërkohë që, në qendër të vëmnendjes, u gjend Kristiano Ronaldo, të cilit iu deshën fare pak minuta që të bëhej figura qëndrore e ndeshjes, pasi, brenda një kohe prej dy minutash, ai edhe shënoi një gol mjaft të bukur, por edhe u nxor jashtë fushës me karton të kuq për “teatralizëm” nga ana e gjyqtarit Rikardo de Burgos Bengoeçea.

Ronaldo reagoi ashpër dhe e shtyu me duar gjyqtarin në fjalë dhe, kështu, federata spanjolle e futbolli e ndëshkoi futbollistin portugez që ai të mos luajë pesë ndeshje, për sjellje të pahijshme në fushë.

Klubi “mbretëror” ka bërë të ditur se do ta apelojë dënimin e mësipërm, ndërkohë që u kujtoi anëtarëve të komisionit përkatës një situatë të ngjajshme të “El Klasikos” së vitit 2009, kur Mesi, në të njëjtën mënyrë, e shtyu gjyqtarin kryesor, por, atëkohë, ai nuk mori asnjë dënim.

Sfidanti.al