Kufizimet për Kovidin ekzistojnë në disa vende të botës, dhe sidomos në Australi, SHBA apo Singapor. Pasi Kristël Palasi u detyrua të merrte me vete vetëm 10 lojtarë të ekipit të parë, mësohet se Mançester Siti nuk mund të llogarisë tre. Ilkai Gyndogan, Fil Foden dhe Xhon Stouns nuk do të jenë së bashku me
Çfarë fati për Interin, edhe Kovidi i Inzagit vjen në kohë pushimesh
Trajneri zikaltër është detyruar të izolohet dhe të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli mjekësor, por gjithsesi në klubin milanez janë të lehtësuar. Fat i madh që përveçse lojtarët do të pushojnë e do të karikojnë “bateritë”, edhe Simone Inzagi do të ketë mundësi të shërohet nga Kovidi pa pasur ndeshje “nëpër këmbë”. Seria A
Kovidi e ndalon Mesin për Paris SG dhe për Francën!
Në përgjithësi futbollistëve nuk u zgjat kaq gjatë riaftësimi, por ndodh edhe kështu. Le të mos harrojmë Xhoshua Kimihun e Bajernit, ndërsa Lionel Mesi po e vuan Kovidin ndonëse normalisht ai është dyfish I vaksinuar. Superylli argjentinas pranoi në Instagram se po I duhet më shumë kohë për të marrë veten, ndërsa pozoi me të
Tomas Myler ankohet që Bajerni luajti me aq shumë të sëmurë
Në fillim e tha hapur se nuk ishte ai njeriu që duhej të vendoste nëse duhej luajtur apo jo. Gjithsesi, Tomas Myleri, shprehu një dëshpërim të madh që ndeshja e Bajernit ndaj Gladbahut u lejua të zhvillohej në Bundesligë pavarësisht se ekipi bavarez ishte i sakatuar nga Kovidi. Mungesat ishin tepër të mëdha, përfshi edhe
Novak Xhokoviç krahasohet me Jezusin..e kryqëzuan në Australi!
Të gjithë rrugët të çojnë ..kundër Novak Xhokoviç, tenistit më të fortë absolutisht të momentit. E kanë tradhëtuar shpesh në botën e tenisit edhe “shokët e armëve”, por tradhëtia u ngjit në altar në Australi në prag të turneut të famshëm “Australia Open”. E prenë në besë – thotë babai i Novakut- Hajde ta luash
Lëmsh me Kovidin në Serinë A, 4 ndeshje shtyhen, por Liga nuk pranon
Situata me koronavirusin vazhdon të jetë e vështirë në Europë, dhe Italia nuk bën përjashtim. Seria A ka vendosur të mos luajë 4 ndeshje të kësaj jave, dhe pikërisht Bolonja-Inter, Salernitana-Venecia, Fiorentina-Udineze dhe Atalanta-Torino. Gjithsesi, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, dhe ndikohet nga fakti se autoritetet shëndetësore vendore kanë marrë vendimet e tyre.
Epidemia e Kovidit detyron Napolin të ketë gati vetëm 11 lojtarë
Nga skuadra janë larguar Kulibali, Unas dhe Anguisa për në Kupën e Afrikës. Osimhen, sulmuesi i fortë e ekipit është pozitiv dhe mbetet në Nigeri, ndërsa Lozano dhe Elmas janë po ashtu të infektuar. Tek Napoli, Malkuit dhe Petanja janë të izoluar ndonëse për momentin janë negativë. Duke llogaritur edhe dëmtimet, si dhe lojtarët që
Stili i Guardiolës e ka bërë Sitin të mos ia dijë për Kovidin!
Kur flasim për Liverpulin dhe Çelsin, dimë se këta ekipe varen shumë nga forma e yjeve të tyre kryesorë si Salah e Mane, apo Lukaku e ndonjë tjetër. Kjo gjë po ndikon për keq sepse Klop dhe Tuhel po vuajnë të përballojnë mungesat për shkak të Kovidit. Krejt ndryshe gjendja e Mançester Sitit. Mediat angleze
Kovidi, Seria A ul kapacitetin e stadiumeve në 50%, por refuzon modelin francez
Epidemia vazhdon punën e saj dhe Itali ka regjistuar gati 100 000 raste të reja ditën e djeshme. Kjo ka detyruar autoritetet që të reagojnë duke bërë një hap prapa, duke ulur kapacitetin e lejuar në stadiume deri në 50 për qind, nga 75 për qind që ishte deri tani. Në pallatet e sportit, pra
Kovidi tek Reali, pas 3 muajsh kthehet titullar Eden Hazari
Karlo Ançeloti nuk e ka preferuar këto kohë edhe pse ai mbetet një nga lojtarët më të talentuar të brezit të tij. Eden Hazar, i vlerësuar nga Zhoze Murinjo si një futbollist që mund të arrinte nivelin e Mesit apo Ronaldos, më në fund mund të gëzohet se do të luajë për një ndeshje si