Ndonjë herë është keq të kesh një shok skuadre të klubit në fushë ndërsa luan për kombëtaren. Kështu duhet të kenë menduar Mejzën Maunt dhe Ben Çiluell të Anglisë, pasi u detyruan të izolohen nga frika se mos janë të infektuar me koronavirus, pasi u përqafuan në fund të ndeshjes me Billi Gilmorin e Skocisë.
Brazili në kaos pas vendimit për të pritur Kupën e Amerikës!
Futbollistët janë kundër dhe po ashtu edhe tifozët, me trajnerin e kombëtares, Tite, që ndoshta mund të japë dorëheqjen pa nisur turneu. Nuk është aspak e qetë situata në Brazil, pasi presidenti i vendit, Bolsonaro, dhe Federata e Futbollit pranuan të merrnin përsipër organizimin e Kupës së Amerikës këtë verë. Pakënaqësia është e madhe për
A mund ta shpëtojë sezonin Bundesliga? Ndoshta e ndihmon karantina
Do të kenë edhe disa ditë më shumë liri, dhe më pas gjithçka do të kufizohet. Liga Profesioniste Gjermane e Futbollit (DFL) ka vendosur të marrë masa pas kërcënimit të ri të koronavirusit, që u shfaq me rastet e paraqitura tek Herta e Berlinit. Edhe pse po afrohet fundi i sezonit, nuk ka garanci se
Borxhet e Serisë A gati 800 milionë euro, dhe fare pak nga Kovidi
Ankesat kanë qenë të shumta së fundmi, dhe mendimi i përgjithshëm mbetet që sapo të kalojë kjo “flamë”, gjithçka do të kthehet si më parë. Në Serinë A, për fat të keq, nuk paska një “kohë të bukur të dikurshme” sepse lajmet janë që borxhet në kampionatin e madh në Apenine janë bërë “mal” shumë
Pas 144 vjetësh, koronavirusi ndryshon traditën në Uimbëlldon
Po provohet këto ditë në Australian Open dhe mund të jetë në zbatim në turneun londinez gjatë muajit qershor. Për herë të parë pas 144 vitesh ekzistencë të Uimbëlldonit, organizatorët mund të heqin dorë nga vijëruajtësit dhe të përdorin teknologjinë në vend të tyre. Nuk do të jetë një “sulm revolucionar” në mentalitetin e drejtuesve
Unioni i Berlinit, në mes të Kovidit, mendon të zgjerojë stadiumin nga 22 000 në 37 000 vende!
Për momentin janë duke llogaritur humbjet dhe për dy vjet, minusi në buxhet mund të jetë nga 1.2 deri në 1.5 milionë euro. Janë shumë para për një klub të vogël dhe modest si Unioni i Berlinit edhe pse luan në Bundesligë. Buxhetet, të ardhurat dhe shpenzimet janë të tilla dhe krejt të pakrahasueshme me
Privilegjet e futbollit, në Angli liga vazhdon dhe pse infektimet janë më shumë se publiku!
Këto kohë lojtarët e Premier Ligës dhe të tri ligave të tjera profesioniste po rezultojnë pozitivë me koronavirus më shumë sesa popullsia britanike. Mediat raportojnë se mesatarja e të infektuarve të futbollit arrin në 3.9 për qind të të testuarve, ndërsa për publikun e thjeshtë kjo shifër është gati dy herë më e vogël, 2.06
Kur ke 3 lojtarë pozitivë me virus si Juvja, pse nuk quhet “vatër infeksioni”?
Pas Kuadrados dhe Aleks Sandros ja ku erdhi edhe rasti i Matijs De Ligtit. Mbrojtësi i qendrës doli i infektuar me koronavirus dhe natyrisht që hyri në karantinë, por autoritetet shëndetësore rajonale në Toskanë thonë se “tek Juventusi nuk ka asnjë vatër infeksioni”. E vërtetë që tamponët e tjerë të kampionëve dolën negativë, por po
Efekti i koronavirusit, kaos me Sitin, Çelsin dhe të dyja kupat!
Në një krah është Evertoni i zemëruar që u shty ndeshja me Mançester Sitin, të cilën liverpulasit donin ta luanin. Në anën tjetër janë rreziqe të tjera nga koronavirusi që mund të çorodisin periudhën festive të futbollit në Angli. Lajmet janë që dueli mes Çelsit e Mançester Sitit është në dyshim për t’u shtyrë. Po
Kovid, kartona dhe dëmtime, ndërpritet ndeshja në Letoni ku po luanin 8 lojtarë!
Kur duhen edhe dy javë deri në përfundim, duhet mbyllur me patjetër. Kështu gjykojnë në Federatën Letoneze të Futbollit, dhe në vendin balltik u arrit deri në nivele groteske në një ndeshje të caktuar. Ishte sfida mes Valmierës dhe Daugavspilsit në kampionatin kombëtar, e vlefshme për javën e 26-të, dhe ajo u vendos të luhej