Po provohet këto ditë në Australian Open dhe mund të jetë në zbatim në turneun londinez gjatë muajit qershor. Për herë të parë pas 144 vitesh ekzistencë të Uimbëlldonit, organizatorët mund të heqin dorë nga vijëruajtësit dhe të përdorin teknologjinë në vend të tyre. Nuk do të jetë një “sulm revolucionar” në mentalitetin e drejtuesve të Grans Slemit më të vjetër të tenisit në botë, por një detyrim për shkak të koronavirusit. Protokollet santitare kërkojnë minimumin e mundshëm të njerëzve në fushë, dhe kjo do të thotë se mund të sakrifikohen 300 arbitra anësorë, që do të zëvendësohen nga “syri i skifterit”. Për momentin, kjo është një mundësi, siç e thekson anëtari i Komitetit të “Oll Inglënd Klab” (All England Club), Tim Henman, ish-tenisti i shquar britanik.
Sfidanti.al