Mariana Falace lë Diawara me një letër në rrjetet sociale: Zgjodha veten time

Pas 13 muajsh, mbyllet historia e dashurisë mes Amadou Diawara dhe aktores Mariana Falace. Vete aktorja e komunikoi ndarjen nëpërmjet një letre të gjatë në Instagram Story për të treguar motivet që e shtynë që të mbyllë këteë lidhje me sulmuesin e Romës

‘Gjithnjë jam shfaqur në rrjetet sociale, përse mos ta bëj edhe kur shkëputet një lidhje-shkruante ndër të tjerat në postimin e saj Mariana Falace-për 13 muaj kam pasur përkrah një njeri të mrekullueshëm që më deshi në të gjitha mënyrat që mund të dashurohet një grua. Me mbrojti, luftuam bashkë dhe kaluam gjëra që s’I ka kaluar as një cift i lidhur prej 10 vitesh. Isha e vërtetë, e ndershme që nga fillimi deri në fund, por zgjedhja e duhur nuk është ajo më e lehta. Për fat të keq lind e pavarur, vlera absolute e të qenit tim, dhe kam nevojë për një raport që të ushqejë shpirtin tim cdo ditë. Puna që bëj ka nevojë për mbështetje, gjë që e gjithnjë e kam pasur por nuk e di nëse mund të përputhet. Për mua nuk ishte një vendim i lehtë, më vjen keq, por zgjedh veten time dhe do ta bëj gjithnjë’.

Sfidanti.al