Kur ke 3 lojtarë pozitivë me virus si Juvja, pse nuk quhet “vatër infeksioni”?

Pas Kuadrados dhe Aleks Sandros ja ku erdhi edhe rasti i Matijs De Ligtit. Mbrojtësi i qendrës doli i infektuar me koronavirus dhe natyrisht që hyri në karantinë, por autoritetet shëndetësore rajonale në Toskanë thonë se “tek Juventusi nuk ka asnjë vatër infeksioni”. E vërtetë që tamponët e tjerë të kampionëve dolën negativë, por po ashtu dolën edhe kur u infektuan Kuadrado e Aleks Sandroja, por ja ku e pësoi edhe holandezi. Në fillim të sezonit, kovidin e kaloi edhe Kristiano Ronaldo si dhe Mekkeni. Mungesa e De Ligtit detyron trajnerin Pirlo që të bëjë ndryshime në mbrojtje për ndeshjen ndaj Sasuolos në “Alianc”. Kielini do të zerë vendin e holandezit, ndërsa treshja difensive do të plotësohet nga Bonuçi e Demirel.

Sfidanti.al