La Liga në -35 gradë Celsius, Reali mbërrin mes tmerrit në Pamploma, por Bilbao kthehet mbrapsht!

Yjet e skuadrës më të shquar të historisë së futbollit kaluan një pritje prej më shumë se 3 orësh brenda në aeroplan, në aeroportin e Barahasit (Barajas) në Madrid, në përpjekje për të fluturuar drejt Pamplomës. Sot do të luhet ndeshja e La Ligës, Osasuna-Real (në orën 21:00), dhe drejtuesit e klubit pranuan të rrezikonin! Vendim që mund të quhet i çmendur, pavarësisht interesave financiare në lojë, por pilotët dhanë garanci se fluturimi do të kryhej dhe po ashtu zbritja në aeroportin e qytetit në provincën autonome të Navarrës. Kjo gjë edhe ndodhi dhe avioni preku pistën pak pas orës 22:30. Lojtarët e Realit mallkuan jo pak ndërsa ndodheshin në aeroplan, në pritje, duke akuzuar La Ligën që nuk kishte autorizuar shtyrjen e ndeshjes. Nëse madrilenët mbërritën, Bilbao nuk qe e mundur ta bënte një gjë të tillë. Aeroplani i Atletikut nuk u ul dot në Barahas, dhe u detyrua të kthehej në Vendet Baske. Ndeshja në fushën e Atletikos së Madridit nuk do të luhet sot.

Sfidanti.al