Do të kenë edhe disa ditë më shumë liri, dhe më pas gjithçka do të kufizohet. Liga Profesioniste Gjermane e Futbollit (DFL) ka vendosur të marrë masa pas kërcënimit të ri të koronavirusit, që u shfaq me rastet e paraqitura tek Herta e Berlinit. Edhe pse po afrohet fundi i sezonit, nuk ka garanci se Kovid 19 nuk do të godasë, ndaj edhe DFL përpiloi rregullat e reja deri në mbyllje. Duke nisur nga 3 maji, lojtrët do të kenë të drejtë të qendrojnë vetëm në shtëpitë e tyre, në kampin e stërvitjes dhe në stadium. Pra, “shtëpi-punë, punë-shtëpi”. Që nga 12 maji, karantina do të jetë e plotë, pasi skuadrat do të jenë të detyruara të grumbullohen dhe të izolohen nëpër hotele të përcaktuar dhe të dezinfektuar siç duhet. Kjo gjendje do të vazhdojë deri në 22/23 maj kur luhet java e 34-ët dhe e fundit e Bundesligës.
Sfidanti.al