Ishte viti 2017 dhe sulmuesi ishte ende tepër i ri, 18 vjeç, edhe pse kishte shkëlqyer me Monakon. Kilian Mbape cilësohej si një yll i së ardhmes, por Reali i Madridit nuk mundej t’i premtonte diçka të tillë si, të ishte gjithmonë titullar, ndërsa në “Bernabeu” luanin Ronaldo, Benzema e Bejli. Këtë gjë mund ta bënte Paris SG, klubi që në atë kohë ishte shumë më pak i famshëm se tani që ka arritur finalen e Championsit (vjet) dhe gjysmëfinalen (këtë vit). Ishte vera e 2017-ës kur PSG mori edhe Nejmarin dhe vendosi të krijonte dyshen e madhe të sulmit me Mbapenë. Drejtuesit i premtuan adoleshentit francez se do të ishte gjithmonë në formacion, siç e deklaron sot agjenti i tij, Luis Ferrer.
Sfidanti.al