Ky mund të jetë propozimi për t’u bërë sot në mbledhjen e UEFA-s në Nion të Zvicrës. Organet drejtuese të futbollit europian mund të përjashtojnë Realin nga gjysmëfinalet e këtij viti për t’i hapur rrugë Çelsit drejt finales, si dhe të përjashtojnë edicionin tjetër edhe Madridin, edhe Juventusin, për rolin që patën në themelimin e Superligës Europiane, dhe sepse nuk deshën të tërhiqen deri në fund. Nuk dihet nëse kjo do të miratohet, ndonëse UEFA e ka fuqinë që ta vendosë këtë dënim. Gjithë puna është që ka një ndarje në gjirin e saj, mes atyre që duan pajtimin dhe atyre që duan drejtësi për këtë që ndodhi.
Sfidanti.al