Për momentin janë duke llogaritur humbjet dhe për dy vjet, minusi në buxhet mund të jetë nga 1.2 deri në 1.5 milionë euro. Janë shumë para për një klub të vogël dhe modest si Unioni i Berlinit edhe pse luan në Bundesligë. Buxhetet, të ardhurat dhe shpenzimet janë të tilla dhe krejt të pakrahasueshme me Bajernin, Dortmundin apo Lajpcigun, ndërsa për kryeqytetasit “e vegjël” bëhet fjalë për para të madhe.
Sidoqoftë, edhe në këto kohë të vështira, drejtuesit e Unionit të Berlinit po mendojnë për planet e përpiluara që në 2017 për zgjerimin e stadiumit në Pyllin e Vjetër (Alten Försterei). Planet kanë qenë dhe mbeten për rritje të kapacitetit nga 22 000 në 37 000 spektatorë, diçka vërtet e madhe që do të ndikonte në fuqizimin financiar të klubit. Për momentin, është e pamundur të nisin punimet siç ishte menduar, dhe deri në 2022 do të merret leja e deri në 2023 do të rindërtohet impianti. Për momentin, është marrë një hua prej 2.5 milionë eurosh nga institucioni shtetëror për kreditë (KfW).
Sfidanti.al