Në përgjithësi futbollistëve nuk u zgjat kaq gjatë riaftësimi, por ndodh edhe kështu. Le të mos harrojmë Xhoshua Kimihun e Bajernit, ndërsa Lionel Mesi po e vuan Kovidin ndonëse normalisht ai është dyfish I vaksinuar. Superylli argjentinas pranoi në Instagram se po I duhet më shumë kohë për të marrë veten, ndërsa pozoi me të shoqen në shtëpi, dhe lajmet janë që ai do të humbasë ndeshje. Ai ka humbur dy ndeshje Francë deri tani, një në Kupë dhe një në kampionat ndaj Lionit (1-1), e pritet të mos luajë ndaj Brestit. Po ashtu, do të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinasit për të mbledhur veten. Mesi është kthyer në stërvitje, por jo në formën e duhur. “Do të kthehem shpejt”, – ishin fjalët e Mesit.
Sfidanti.al