Kanë plasur bastet për largimin Kristiano Ronaldos nga Mançester Junajted. Edhe pse është folur shpesh për kalimin e tij tek Barcelona, që do të ishte një lloj rokade historike me “armikun” Leo Mesi, bastexhinjtë anglezë kanë kuotuar destinacionin më të mundshëm te portugezit . E dini se cili ekip është më i kuotuar? Atje ku është Mesi, do të jetë edhe Ronaldo, pra tek Paris SG.
Që të bashkohen “bitëllsat” e futbollit, pra Mesi dhe Ronaldo, kuota është 5 dhe në Mançester , në tokën e “ djajve” nuk e vrasin mëndjen se ku do të shkojë Ronaldo, dinë me siguri se portugezi do të largohet menjëherë në fund të sezonit…
Sfidanti.al