Kovidi, Seria A ul kapacitetin e stadiumeve në 50%, por refuzon modelin francez

Epidemia vazhdon punën e saj dhe Itali ka regjistuar gati 100 000 raste të reja ditën e djeshme. Kjo ka detyruar autoritetet që të reagojnë duke bërë një hap prapa, duke ulur kapacitetin e lejuar në stadiume deri në 50 për qind, nga 75 për qind që ishte deri tani. Në pallatet e sportit, pra në sallat e mbyllura, do të jetë shumë më pak, rreth 35 për qind, ndërsa është hedhur poshtë modeli francez për të mos lejuar më shumë se 5 000 tifozë në stadiumin e futbollit. Hyrja e tifozëve do të lejohet vetëm për ata që kanë bërë vaksinën (që dy javë pas të parës) dhe si që kanë vërtetim se janë shëruar nga kovidi në 6 muajt e fundit.

Sfidanti.al