Nga De Ligti te Kulushevski, Alegri bën “transfuzion” tek Juventusi

Për rinovimin e Dibalës thuhet “po punojmë”, për De Ligtin thuhet (konfidencialisht) se mirë është të largohet, por tani ka dalë edhe një emër tjetër. Juventusi bëhet gati të transferojë Dejan Kulushevskin, lojtarin e marrë para dy sezonesh me shumë bujë nga Atalanta (dhe Parma). Sipas mediave, italianët do të ishin gati të pranonin që Kulushevski të shkonte tek Totenhemi i Antonio Kontes për rreth 40-50 milionë euro. Duket se gjendja financiare e klubit bardhezi nuk është nga më të mirat, siç e tregojnë edhe bilancet negative vitet e fundit, dhe hetimi për mashtrime financiare në Itali. Transferimi i sulmuesit suedez mund të ndodhë në janar, nëse arrihet një akord, ndërsa në garë mund të hyjë edhe Arsenali.

Sfidanti.al