Drejtësinë do t’ia bënin në vendin që është bërë shtëpia e tij e dytë, në Gjermani. Nëse në Paris apo në Dubai e lanë në vend të dytë, për revistën “Kiker” nuk ka dyshime që Robert Levandovski meriton të jetë personazhi i vitit 2021. Ylli polak i Bajernit theu çdo rekord, sidomos dy rekorde të mëdhenj të legjendës Gerd Myler, diçka që ka vlerë të pamasaë. Pas të përditshmes britanike, “Gardian” (The Guardian), ja edhe vlerësimi i “Kikerit” që e bashkon Levandovskin me fitues të këtij çmimi në të kaluarën si Berti Fogst, Jurgen Klop apo Hansi Flik. Uli Hënes, ish-presidenti i Bajernit, deklaroi se “mendoj se një ditë Levandovski do të bëhet kryeministër i Polonisë”.
Sfidanti.al