Stili i Guardiolës e ka bërë Sitin të mos ia dijë për Kovidin!

Kur flasim për Liverpulin dhe Çelsin, dimë se këta ekipe varen shumë nga forma e yjeve të tyre kryesorë si Salah e Mane, apo Lukaku e ndonjë tjetër. Kjo gjë po ndikon për keq sepse Klop dhe Tuhel po vuajnë të përballojnë mungesat për shkak të Kovidit. Krejt ndryshe gjendja e Mançester Sitit. Mediat angleze theksojnë se kampionët deri tani nuk e kanë ndjerë goditjen nga Kovidi, dhe merita për këtë i takon trajnerit Pep Guardiola. Tekniku katalanas e ka zakon të ndryshojë shumë taktikat dhe formacionet, po ashtu vendet e lojtarëve, dhe kjo gjë ka bërë që Siti të përshtatet më mirë me situatën. Kjo duket nga fakti se “Qytetarët” kanë nisur shkëputjen në krye të Premier Ligës.

Sfidanti.al