UEFA në ndihmë të anglezëve, ndeshjet e Championsit në fushë neutrale!

Liverpuli dhe Çelsi mund të kenë një ndihmë të papritur kur të vijë koha e sfidave të turit të dytë të Ligës së Kampionëve. Skuadrat angleze mund të mos jenë të detyruara të luajnë në Itali dhe në Francë, sepse UEFA mund t’i dërgojë këto duele në fusha neutrale. Arsyeja është e thjeshtë, drejtuesit e futbollit europian nuk duan që Liverpuli dhe Çelsi të jenë të detyruar t’i vaksinojnë me zor lojtarët e tyre, diçka është bërë ultimative në Itali dhe Francë edhe për aktivitetet sportive. Liverpuli ndeshet me Interin, ndërsa Çelsi kampion i Europës bën duel me Lilën, në një kohë që në Angli nuk ka një detyrim për t’u vaksinuar me patjetër.

Sfidanti.al