Në janar ai mund të flasë me kë të dojë, por gjithsesi nuk do të veprojë ashtu. Kilian Mbape nuk është “lojtar patatinash” që mezi pret t’i bien telefonit për klubin e radhës, ndërsa Paris SG shpreson se do ta kandisë që të nënshkruajë një kontratë të re. Kjo është një histori e vjetër, që në kryeqytetin e Francës e thonë herë pas here, pavarësisht nëse shpresat janë të bazuara apo jo. Mbape përfundon kontratën në PSG në verë, dhe ka premtuar se do të qendrojë deri në fund të sezonit, dhe do të luftojë për të fituar Championsin, pra duke eleminuar Realin e Madridit (me të cilin është çiftuar në raundin e dytë). Presidenti Al Helaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo, do të bëjnë çmos, do t’i japin një rrogë tepër të lartë, ndërsa kanë krijuar një skuadër me yje.
Sfidanti.al