Nga Kovidi, tek dëmtimet dhe Lukaku, sa kohë të vështira për Tuhelin!

Specialistët që interpretojnë lëvizjet e trupit dhe të fytyrës të njerëzve thonë se gjermani i Çelsit nuk ndihet aspak i lumtur. Problemet me Kovidin dhe me dëmtimet, rezultatet aspak të mira këto kohë dhe shpërthimi i Lukakut krijuan një stres edhe më të madh për Tomas Tuhelin. Tekniku i bluve të Londrës doli në konferëncë për shtyp ndërsa afron ndeshja me Liverpulin në Premier, duke pohuar se “nuk më pëlqyen fjalët e Lukakut dhe nuk do të na ndihmojnë aspak”. Specialistët e lëvizjeve të trupit thonë se lodhja nervore po ndikon tek Tuheli, i cili nuk është aspak i qetë, është i lodhur dhe nuk dihet nëse do të mund ta mbledhë veten dhe ekipin.

Sfidanti.al