Intervista e Lukakut, belgu është prishur me tifozët e Çelsit dhe Interit

Ata në Itali nuk ia kanë falur mënyrën sesi u largua në verë, ndërsa e adhuruan shumë për dy sezone. Një ditë pasi Romelu Lukaku dha intervistën “eksplozive” për “Skaj Italian” (Sky Italia), atij i erdhi një përgjigje nga Milano. “Mos u kthe”, – u shprehën ultrasit e Interit që mesa duket tani nuk duan t’ia shohin “bojën”. Nga ana tjetër, intervista i ka prishur punë edhe në Londër, pasi tifozët e Çelsit nuk janë aspak dakord me “rebelimin” e tij që dëmton unitetin e skuadrës, aq më tepër në një moment të vështirë. Mediat angleze shkruajnë se tifozët i kanë dalë kundër Lukakut duke i thënë se “ti e di se ku është dera”, ndërsa nuk janë kënaqur deri tani nga paraqitjet e tij.

Sfidanti.al