Trajneri zikaltër është detyruar të izolohet dhe të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli mjekësor, por gjithsesi në klubin milanez janë të lehtësuar. Fat i madh që përveçse lojtarët do të pushojnë e do të karikojnë “bateritë”, edhe Simone Inzagi do të ketë mundësi të shërohet nga Kovidi pa pasur ndeshje “nëpër këmbë”. Seria A është ndërprerë deri në 6 shkurt, e kjo do të thotë se tekniku nuk do të humbasë ndeshje, ndryshe nga sa i ndodhi vjet në prill kur ishte tek Lacio duke mos qenë në stol ndaj Veronës, Beneventos e Napolit. Interi njoftoi me komunikatë se Inzagi doli pozitiv pasi bëri tamponin, ndonëse ndihet mirë me shëndet.
Sfidanti.al