Nga Anglia njoftojnë se mesfushori nga Bregu i Fildishtë as nuk dëshiron të largohet nga Milani tani në janar, dhe as që të rinovojë kontratën. Kuqezinjtë duket se do të jenë të humburit e mëdhenj pasi shpresonin të përfitonin një shumë të mirë financiare nga kartoni i tij, sepse kontrata e Frank Kesit përfundon në verë. Ai mund të largohet me parametër zero. Mediat angleze shkruajnë se Milani dhe Totenhemi kishin arritur një akord që u prish nga lojtari. “Dëshiron të fitojë titullin me Milanin dhe nuk dëshiron të mendojë për gjë tjetër deri në verë”, – shkruhet nëpër gazeta. Nuk dihet nëse kjo është arsyeja e vërtetë (ndërsa kuqezinjtë i ofrojnë 6 milionë euro në sezon si rrogë), sepse flitet se ka edhe klube të tjerë që e kërkojnë, si për shembull Paris SG.
Sfidanti.al