Novak Xhokoviç krahasohet me Jezusin..e kryqëzuan në Australi!

Të gjithë rrugët të çojnë ..kundër Novak Xhokoviç, tenistit më të fortë absolutisht të momentit. E kanë tradhëtuar shpesh në botën e tenisit edhe “shokët e armëve”, por tradhëtia u ngjit në altar në Australi në prag të turneut të famshëm “Australia Open”. E prenë në besë – thotë babai i Novakut- Hajde ta luash truneun edhe pa vaksinë , ndërkohë tani e kanë futur në “burg” , pasi ndodhet në një azil të veçuar”.
Xhokoviçin nuk e mundin më dot as Federer e as Nadal, por edhe armiku i madh i gjithë botës, Covidi, nuk e gjunjëzoi dot kampionin si sportistët e tjerë. Madje mund të thuhet se për shkak të tij, bota e sportit është përçarë në mes , sa dikush e quan si “Helena e Trojës” për luftën politiko-sportive që po ndodh këto ditë në Australi.
Por, babai i Novakut, Srdjan duket që është njeriu që i ka pjellur kokën kampionit të krisur siç e quajnë. Fjalët e tij janë për nokaut: “ Noval është Spartaku i një botë te re, që nuk toleron padrejtësinë, hipokrizinë dhe kolonializmin..” Madje ai shkoi edhe përtej orbitës kur e krahasoi fatin e të birit me Jezusin që e kryqëzuan..”
Sfidanti.al