Në fillim e tha hapur se nuk ishte ai njeriu që duhej të vendoste nëse duhej luajtur apo jo. Gjithsesi, Tomas Myleri, shprehu një dëshpërim të madh që ndeshja e Bajernit ndaj Gladbahut u lejua të zhvillohej në Bundesligë pavarësisht se ekipi bavarez ishte i sakatuar nga Kovidi. Mungesat ishin tepër të mëdha, përfshi edhe dëmtime dhe 3 lojtarë në Kupën e Afrikës dhe humbja erdhi e pashmangshme, 1-2 në Mynih. “Një 90 minutësh që ishte gjithçka kundër nesh, – tha ai, – Gladbahu duket se është mace e zezë për ne, edhe fazën e parë patëm probleme dhe mungesa. Shpresoj që të mos kemi më kaq shumë mungesa me Kovidin, ndonëse lojtarët i janë përmbajtur rregullave. Nuk më takon mua të vendos për shtyrje, por nuk ishte normale të luhej në kushte të tilla”.
Sfidanti.al