Pas një odiseje tepër të gjatë numri 1 i tenisit botëror u lirua nga qendra e izolimit ku po mbahej prej ditësh. Gjykata australiane i dha të drejtë, dhe ndonëse rreziku i dëbimit ekziston nga ministria e emigracionit, për momentin ai është i lirë dhe madje fitues. Qindra tifozë ishin mbledhur përpara qendrës ku gjendjen Novak Gjokoviç, dhe deshën ta takonin e ta përshëndesnin ndërsa ai u nxorr me një makinë me ngjyrë të zezë. Policia përdori sprajt për t’i larguar duke lënduar disa njerëz e madje edhe gazetarë, ndërsa Gjokoviç padyshim që ka nisur përgatitjet për të marrë pjesë në Australian Open, Grand Slem që nis javën që vjen. Pasi kaluan 4 orët e para dhe ministria nuk mori vendim, pritet se çfarë do të ndodhë nesër. Pra e marta do të përcaktojë nëse kampioni në fuqi në Melburn do të konkurrojë apo jo.
Sfidanti.al