Kupa e Afrikës: Maroku fiton duelin e gjigandëve, shënon Sane!

Dy fitore minimale dhe të arritura në fund, këto ishin disa nga përfundimet e sotme. Në Kamerun u luajt dita e dytë e ndeshjeve në grupe të Kupës së Afrikës dhe sfidën e gjigandëve në grupin C e fitoi Maroku. Veriorët triumfuan 1-0 ndaj “yjeve të zinj” të Ganës me golin e shënuar nga Sofian Bufali 7 minuta para fundit. Senegali e nisi gjithashtu me fitore, por me shumë vështirësi ndaj Zimbabvesë. Sadio Mane i Liverpulit shënoi me penallti në minutën e 7-të shtesë, ndërsa senegalezët patën disa mundësi në të dyja pjesët. Në këtë grup B, Guinea mundi 1-0 Malauin. Një ditë më parë, Kameruni pati nevojë për dy penallti për të thyer Burkina Fason 2-1, ndërsa Bregu i Gjelbër fitoi 1-0 me Etiopinë.

Sfidanti.al