Edhe atë nuk do ta ketë nëse Të Kaltrit nuk do t’ia dalin që të arrijnë finalet e Katarit, ndërsa në plej of i pret mes të tjerave edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos. Federiko Kieza pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Juventusit në fushën e Romës dhe me këputjen e ligamenteve të gjurit. Ai ka nevojë për operacion këto ditë dhe riaftësimi pritet të vazhdojë deri në shtator, një dëmtim diçka më pak i rëndë sesa ai i Virgil Van Dajkut të Liverpulit. Kjo do të thotë se ai humb sezonin e Serisë A, dhe se nuk do të jetë i gatshëm menjëherë as për fillimin e sezonit tjetër përfshi Championsin. Një goditje e rëndë për Juventusin, dhe për Italinë që ka plej ofin në mars. “Do të shihemi shpejt”, – ishin fjalët e sulmuesit, ndërsa trajneri italian, Mançini e nxiti, duke i thënë se “të presim”. Në Torino po mendojnë menjëherë për të përforcuar ekipin në mungesë të njërit prej lojtarëve kryesorë.
Sfidanti.al