Karlo Ançeloti nuk e ka preferuar këto kohë edhe pse ai mbetet një nga lojtarët më të talentuar të brezit të tij. Eden Hazar, i vlerësuar nga Zhoze Murinjo si një futbollist që mund të arrinte nivelin e Mesit apo Ronaldos, më në fund mund të gëzohet se do të luajë për një ndeshje si titullar tek Reali. Futbollisti ofensiv belg do të jetë në formacion për herë të parë që nga 28 shtatori kur Reali humbi në fushën e tij ndaj Sherifit të Tiraspolit në Champions. Ançeloti është i detyruar për ta aktivizuar sepse madrilenët kanë 6 mungesa për shkak të Kovidit, përfshi Marko Asension dhe Luka Modriçin. Belgu ka pasur edhe mjaft dëmtime që nuk e kanë lejuar të tregojë tek Reali nivelin që kishte tek Çelsi. “Hazar do të luajë jo për shkak të mungesave, – thotë Ançeloti, – ai është stërvitur siç duhet, ka qenë i angazhuar maksimalisht”.
Sfidanti.al