Epidemia e Kovidit detyron Napolin të ketë gati vetëm 11 lojtarë

Nga skuadra janë larguar Kulibali, Unas dhe Anguisa për në Kupën e Afrikës. Osimhen, sulmuesi i fortë e ekipit është pozitiv dhe mbetet në Nigeri, ndërsa Lozano dhe Elmas janë po ashtu të infektuar. Tek Napoli, Malkuit dhe Petanja janë të izoluar ndonëse për momentin janë negativë. Duke llogaritur edhe dëmtimet, si dhe lojtarët që mund të jenë kthyer nga Kovidi, por duke mos qenë në formën e duhur sportive, trajneri Luçiano Spaleti mund të ketë vetëm 11 futbollistë në dispozicion për ndeshjen e radhës në kampionat pikërisht në fushën e Juventusit në 6 janar.

Sfidanti.al