Mbape është numri 1 në 2021 për “gola+asistë”, Levandovski i dyti!

Sulmuesi i Paris SG fitoi çmimin e lojtarit të sezonit në Dubai, dhe duket se ka pasur merita. Edhe pse nuk u rendit shumë lart në Topin e Artë, statistikat janë me Kilian Mbapenë që lë pas të gjithë lojtarët e tjerë në botës në renditjen e kombinuar të golave të shënuar dhe asisteve. Kampioni 23-vjeçar i botës pati 43 gola e 22 asistë në 53 ndeshje me Paris SG, pra në total 65 kontribute. Në vend të dytë, Levandovski me 56 gola e 6 asistë për Bajernin në 45 ndeshje (62 gjithsej), ndërsa në vend të tretë ishte Erling Halandi me 59 gola e asistë (43+16) në 43 ndeshje. Lionel Mesi pati 48 gola e asistë për Barcelonën dhe Paris SG (34+14), po aq sa Mohamed Salah dhe dy më pak se Karim Benzema.

Sfidanti.al