Ish-kryeministri: Premier Liga rrezikon të shkatërrohet nga lakmia

Gordon Braun ishte pasardhësi i Toni Blerit në “Dauning Strit 10”, dhe lideri i qeverisë laburiste në fillim të viteve 2000. Duke i qendruar besnik (të paktën sipas asaj që thotë), Brauni lëshon një kritikë për mënyrën sesi shkojnë punët sot në Premier Ligën angleze duke vënë në shënjestër pronarët e klubeve, por edhe politikat qeveritare. “Lakmia mund ta shkatërrojë kampionatin, – tha ai, – futbolli profesionist ka nevojë për një organ rregullator të pavarur që të kontrollojë veprimet e pronarëve të klubeve, sepse më lakmitarët prej të cilëve rrezikojnë klubet dhe ligën. Kemi nevojë për një taksë për transferimet, që arka e shtetit të përfitojë, dhe po ashtu për një model pronësie që t’u japë “aksionin e artë” tifozëve”. Kjo është një nxitje që Anglia të ndjekë modelin gjerman, që po kritikohet nga disa klube në Gjermani.

Sfidanti.al