Para pak ditësh, Megan Dejvison, mbështeti një postim kundër vaksinimit në rrjetet sociale (Instagram), duke e shpërndarë për të gjithë ndjekësit e saj. Fjala ishte për një aktivitet të njerëzve që janë kundër vaksinimit me detyrim. Po ashtu, në 18 dhjetor, gruaja e portierit të Evertonit dhe të Anglisë, Xhordan Pikford, shpërndau një foto të “Marshimit të Lirisë”, që u mbështet nga mijëra njerëz në Londër. Evertoni e thirri Pikfordin duke e këshilluar që të fliste me gruan për të mos bërë veprime të tilla në të ardhmen, duke argumentuar se tifozët duhet të vaksinohen që të kemi stadiumet plot. Më pas, gruaja e Pikfordit e fshiu atë postim, ndonëse Premier Liga ka pasur probleme me disa prej lojtarëve apo me partneret e tyre.
Sfidanti.al