Ky është vendimi i trajnerit Tomas Tuhel, sipas raporteve të mediave angleze, marrë pas intervistës që sulmuesi belg dha për “Skaj Italian” (Sky Italia) ku shprehu pakënaqësinë e tij për gjendjen që po kalon tek Çelsi. Tuheli ka vendosur që ta lerë Romelu Lukakun jashtë ndeshjes së sotme në orën 17:30 ndaj Liverpulit në “Stemford Brixh”. Tekniku gjerman fillimisht reagoi ndaj intervistës duke e quajtur të papërshtatshme, ndërsa premtoi se do të bisedonte kokë më kokë me lojtarin, por si fillim e la jashtë sfidës së Premier Ligës si dënim për fjalët që sipas tij dëmtojnë skuadrën dhe klubin. Kjo, edhe pse ndeshja ndaj Liverpulit cilësohet si vendimtare për të vazhduar garën për titull në Angli me Mançester Sitin.
Sfidanti.al