Faza përgatitore për gjysmën e dytë të sezonit do të nisë nesër, në 3 janar, ndërsa trajneri Julian Nagelsman mori disa lajme të këqija. Katër lojtarë të Bajernit kanë rezultuar pozitivë me Kovid, dhe këta janë kapiteni Manuel Nojer, Kingsli Koman, Korenten Toliso dhe Omar Riçards, ashtu si edhe ndihmëstrajneri Dino Topmëler. Ata do të jenë të izoluar në shtëpi për periudhën e detyrueshme dhe të duhur. Besohet se 3 nga lojtarët e morën virusin ndërsa ishin me pushime, Nojeri në Maldive, Komani në Dubai dhe Toliso shkoi në Francë. Bajerni parashikoi ta niste sot stërvitjen, por e shtyu për nesër për të zbatuar masat shtesë të higjienës sipas rregullave të miratuara në Gjermani.
Sfidanti.al