Në Ligën e Francës ka 12 gola dhe 12 asistë në 20 ndeshje, dhe kjo është tepër shumë kur ka si shokë skuadre Kilian Mbapenë dhe Nejmarin. Lionel Mesi vërtet po luan një sezon të shkëlqyer në PSG, ndërsa është mbi 35 vjeç, e ka fituar më në fund edhe Kupën e Botës. Në total,
Nga golshënues në krijues, “mutacioni” i Kristiano Ronaldos!
Superylli portugez këtë herë nuk ishte njeriu që përfundoi aksionet. Një ndryshim për Kristiano Ronaldon që gjithsesi ndikoi shumë në fitoren e Al Nasrit ndaj Al Tauounit në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. CR7 ishte autor i asisteve për të dy golat, nga të cilët veçohet sidomos rrjeta e parë, me asistin e tij diagonal.
Halandi ka 141 gola në 136 ndeshjet e fundit në kampionate!
Po flasim për atë që ka bërë në Bundesligë dhe në Premier Ligë. Erling Halandi nuk po di të ndalet dhe me ritmet që po shfaq duket se nuk do ta ketë problem të kalojë legjendat e golit si Kristiano Ronaldo, Jozef Bican apo Lionel Mesi pa folur për të tillë si Pele, Pushkash, Romario
Mesi vazhdon shkëlqimin në Kupën e Botës në Katar!
Nuk është në formën e tij më të mirë, ose të paktën kundërshtarët e mbulojnë fort. Lionel Mesi nuk ka mundur të jetë shpërthyer në këtë Botëror për Argjentinën, siç ka bërë këtë sezon për Paris SG, por gjithsesi statistikat e tij nuk janë aspak për t’u sharë. Kapiteni argjentinas është shpallur 2 herë lojtari
“Monstra” Haland, që nga viti 2018 ka 153 gola në vetëm 150 ndeshje!
Ka 14 rrjeta në 8 ndeshje në Premier Ligë, diçka që nuk besohet se ka ndodhur më parë. Ka 3 rrjeta në 2 ndeshje në Champions si dhe ka 6 për kombëtaren e Norvegjisë në po kaq sfida. Gjithsej, Erling Halandi ka 23 gola këtë sezon. Po ashtu, gjigandi norvegjez ka 3 asistë, që janë
Mesi thellon rekordin personal të asisteve, me 18 në vitin 2022!
Në 2011, 2018 dhe 2020 kishte arritur të jepte nga 16 asistë, përveç golave të shumtë, por argjentinasi nuk ka ndërmend të ndalet lehtë. Lionel Mesi arriti në 18 asistë në 2022, kur duhen ende më shumë se 3 muaj deri në përfundim të vitit, ndërsa rekordin e kaloi me asistin në ndeshjen e ligës
Levandovskit i mjaftuan 33 minuta për një gol dhe dy asiste!
Tashmë ka 9 gola në vetëm 6 ndeshje për Barcelonën, si dhe ka dy pasime për të shënuar të tjerët. i tillë Robert Levandovski që po e vazhdon në “Spotifaj Kamp Nou” aty ku e la në “Alianc Arenë”. Sulmuesi polak është një legjendë e golit dhe katalanasit po përfitojnë shumë nga prania e tij.
Juventusi i lumtur, jo më kot Di Maria cilësohet “Mbreti i asisteve”!
Nuk është një Lionel Mesi, madje as edhe një Tomas Myler, por sidoqoftë di që t’i dërgojë shokët e skuadrës drejt golit. Angel Di Maria ka arritur akordin me Juventusin dhe do të luajë për ekipin e Masimiliano Alegrit sezonin e ardhshëm, diçka që pohohet nga mediat italiane, dhe që kënaq drejtuesit, tifozët dhe futbollistët.
Mesi nuk vdes kurrë, mbi 1300 gola dhe asistë në më pak se 1000 ndeshje!
Paraqitja e tij për Argjentinën në “Uembli” kundër Italisë ishte mbresëlënëse. Lionel Mesi shërbeu 2 asistë në fitoren 3-0, në atë që u quajt “finalisima” mes kampionëve të Amerikës Latine dhe Europës, ndërsa tregoi se klasi i tij mbetet tepër i lartë. Legjenda argjentinase ka 81 gola e 51 asistë për ekipin përfaqësues, për të
Mesi shkëlqen në Francë me asistet, askush si ai në histori
Ishin Kilian Mbape dhe Nejmar që morën qendrën e skenës, të paktën për një moment, sepse shënuan golat në fitoren 6-1 të Paris SG në fushën e Klermonit. Tre nga Mbape dhe dy nga Nejmar. Gjithsesi, ai që u lavdërua po aq shumë, e ndoshta edhe më tepër, ishte Lionel Mesi që shërbeu 3 asistë.