Superylli portugez këtë herë nuk ishte njeriu që përfundoi aksionet. Një ndryshim për Kristiano Ronaldon që gjithsesi ndikoi shumë në fitoren e Al Nasrit ndaj Al Tauounit në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. CR7 ishte autor i asisteve për të dy golat, nga të cilët veçohet sidomos rrjeta e parë, me asistin e tij diagonal. Kjo fitore 2-1 bëri që Al Nasri të ngjitet në krye të renditjes së ligës. Ronaldo ka 5 gola dhe 2 asistë deri tani duke qenë kapiten.
Sfidanti.al