Xhordani mbush 60 vjeç, legjenda e koshit vazhdon të shkëlqejë

Me 6 titujt e fituar dhe me mënyrën sesi e luajti basketbollin mbetet i paarritshëm, edhe pse një Bill Rasëll ka fituar plot 11 kurora në NBA. Majkëll Xhordan arriti në vitin e 60-të jubilar të jetës dhe po merr urimet nga bota e NBA-së, por edhe nga i gjithë rruzulli. Ylli i Çikagos shkëlqeu fort në vitet 80-të e 90-të, dhe më të drejtë është cilësuar basketbollisti më i madh në histori, ndonëse duhet pritur përfundimi i karrierës së Lebron Xhejmsit për të përcaktuar nëse “mbreti” do t’ia kalojë apo jo “ajrorit” Xhordan.

Sfidanti.al