Sheiku i Katarit bën ofertën për Mançester Junajtidin!

Natyrisht, që gara sapo ka filluar, dhe do të jetë e fortë deri në fund. Ka nisur ankandi për blerjen e aksioneve të Mançester Junajtidit, dhe ndër pretendentët janë edhe miliarderët nga Katari. Sheiku Xhasim bin Hamad bin Xhaber Al Tani, presidenti i njërës prej bankave më të mëdha në vendin e tij, konfirmoi ofertën e cila është bërë për 100 për qind të aksioneve dhe pa marrë asnjë paund borxh. Sheiku Al Tani, djali i një ish-kryeministri, premtoi se do të ketë investime në skuadrën e parë, në ekipet e akademisë, në qendrën sportive, në “Old Traford” dhe në infrastrukturën në tërësi. Besohet se oferta arrin në 5 miliardë paundë apo edhe më shumë, ndërsa pronarët e sotëm, familja amerikane Glejzër, ka kërkuar 6 miliardë.

Sfidanti.al