Nedim Bajrami luan titullar ndaj Napolit, edhe pse Sasuolo humbi!

Trajneri Dionizi nuk ngurroi t’i jepte fanelën që nga minuta e parë, duke shprehur besimin. Nedim Bajrami ishte titullar për Sasuolon në ndeshjen e madhe ndaj Napolit, ndërsa ishte e pamundur që të bënte diferencën. Ai pati një rast, në një goditje dënimi pranë zonës, kur goditi keq, ndërsa në tërësi ishin napolitanët që zotëruan fushën e lojës. Gjithsesi, fakti që mesfushori i kombëtares pati mundësi të ishte titullar, ishte një hap përpara për të tek Sasuolo.

Sfidanti.al