Napoli fluturon me Kvarën dhe Osimhenin, tani +18 ndaj Interit!

U bënë 20 fitore këtë sezon në Serinë A dhe ndoshta do të vendosen rekorde. Napoli triumfoi përsëri në kampionatin italian, një 2-0 i rëndësishëm në fushën e Sasuolos që treguan vazhdimësinë e skuadrës së Luçiano Spaletit. Kvarackelia dhe Osimhen shënuan golat e fitore së merituar dhe napolitanët janë tani 18 pikë përpara Interit të vendit të vendit, por që ka luajtur një ndeshje me pak. Në minutat e fundit të sfidës, në stadiumin “Mapei” u dëgjua kënga “O’surdato ‘nnamurato” e tifozëve napolitanë, që e këndonin dikur për nder të Diego Armando Maradonës dhe shokëve të tij që fituan dy herë Serinë A.

Sfidanti.al